Flash

Dior prezanton koleksionin Vjeshtë-Dimër 2021/2022

Lapsi.al 9 March 2021
Dior prezanton koleksionin Vjeshtë-Dimër 2021/2022

Ndonëse u realizua në një vend të zbrazët nga audienca e zakonshme, koleksioni Vjeshtë-Dimër 2021/2022 i Dior u prezantua në mënyrën më teatrale të mundshme. Dizajnerja Maria Grazia Chiuri, nisur edhe nga pandemia, shfrytëzoi momentin për të përdorur një vend që mund të ishte i përshtatshëm për një shfaqje me distancë fizike, por mund të përdorej edhe si set filmik.

Dior krijoi një përrallë të errët në Sallën e Pasqyrave në Pallatin e Versajës.

"Ky është një vend i rëndësishëm në kulturën franceze dhe të gjithë ishim shumë të lumtur që ata ranë dakord të mbështesin krijimtarinë tonë," tha ajo në një bisedë në Zoom para shfaqjes.

Pasqyrat kanë të bëjnë sa me mashtrimin dhe pasigurinë, aq edhe me të bukurën dhe të vërtetën. "Pasqyra ka të bëjë me tërheqjen, por edhe me neveritjen," tha Maria, përralla e preferuar e së cilës, “E Bukura dhe Bisha”, përmban një pasqyrë që i lejon Të Bukurës të shohë familjen që ka lënë pas.

Dizajnerja bashkëpunoi me artisten italiane Silvia Giambrone për të vendosur pasqyra prej bronzi ku u vendosën gjemba akacie që kërcënonin modelet që kalonin aty pranë.

Te kjo shfaqje e Dior, mos shihni pasqyrat

Te kjo shfaqje e Dior, mos shihni pasqyrat

Pamjet e shpërndara në rrjete sociale, Dior i përshkruan si “feminitet që qëndron pas errësirës së sallave të bollshme dhe kopshteve të pyllëzuara”.

Të këshilluara

Thyen rekorde intervista e Meghan dhe Harry

Intervista e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Harry-t dhe Meghan Markle ka tronditur botën dhe sidomos Pallatin Mbretëror. Dyshja ka nxjerrë në dritë prapaskenat ...

13:02

Ori Nebiaj i rikthehet politikës

Ori Nebijaj për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike si zëdhënëse dhe ka kandiduar për drejtimin e FRPD-së përballë Belind Këlli...

09:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI