Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Fjoralba Ponari shuan kuriozitetin e ndjekësve për rolin në Portokalli

Lapsi.al 10 March 2021
Fjoralba Ponari shuan kuriozitetin e ndjekësve për rolin në

Tashmë është konfirmuar se Fjoralba Ponari do të jetë moderatorja më e re e spektaklit të humorit “Portokalli”. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Fjoralba, e cila ka treguar se vendin e ri të punës e siguroi pas një audicioni. E ftuar në rubrikën “N’Trip” në emisionin “E diell” fundjavën që lamë pas, ajo u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë që një ditë do të ishte prezantuese e këtij spektakli.

“Sapo më është besuar, e them me bindje, projekti më sfidues në televizionin e Top Channel. Bëhet fjalë për Portokallinë. Për hir të së vërtetës ka qenë një nga ato projekte që nuk e kam menduar veten kurrë që do të bëhesha pjesë e aq më tepër që do e moderoja. Për një arsye të thjeshtë, sepse kam menduar historikisht se aty do të ishte dikush që kishte një background që i përket aktrimit. Megjithatë po të shihni historikun e moderatoreve, nuk kanë qenë aktore të gjitha apo aktorë të gjithë ata që e kanë moderuar. Por me aq sa më tha dhe bordi drejtues e rëndësishme është që të kesh të dhëna të mira dhe të jesh bashkëpunues dhe çdo gjë tjetër zgjidhet. A do të zgjidhet? Mbetet për t’u parë”, tha Ponari.

Fjoralba madje nuk nguroi të shprehte admirimin për ish-moderatoren e “Portokalli”, Xhemi Shehun, duke u shprehur se për të ajo është një shembull shumë i mirë.

“Xhemi Shehu padiskutim, ka qenë një nga figurat jo vetëm e dashur dhe e zonja, por me një kimi të mrekullueshme me Salsanon, gjë që unë realisht e shikoj si shembull dhe do të doja të arrija në ato nivele bashkëpunimi”, tha Fjoralba.

Mirëpo a do të provojë Fjoralba aktrimin në “Portokalli”, siç kanë bërë edhe moderatoret e mëprshme? Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, moderatorja ka treguar se i janë besuar edhe disa skeçe, ose më saktë role të vogla, duke qenë se është në hapat e parë.

Gjithashtu ajo ka hequr dyshimet e të gjithëve në lidhje me prezantuesit, duke treguar se në moderimin e “Portokallisë” do të jenë vetëm ajo dhe Salsano Rrapi.

Të këshilluara

Zayn Malik i revoltuar ndaj çmimeve Grammy

Shumë këngëtarë të njohur janë shprehur kundër çmimeve “Grammy” këtë vit. I fundit që ka reaguar i revoltuar kundër eventit më të madh të muzikës, është Zayn Ma...

10:04

Pas divorcit, Kim K: Ndihem dështake

Kim Kardashian duket të marrë gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj në episode finale të Keeping Up With The Kardashian. Një klip që është shpërndarë sot (e h...

18:15

Fituesit në “Critics Choice Awards 2021”

Sezoni i ndarjes së çmimeve po vazhdon dhe këtë herë me “Critics Choice Awards”. Ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve ka mirëpritur edicionin e 26-të, pava...

15:30

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI