Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Fedez rrëfen përse rrezikoi skualifikim nga Sanremo

Lapsi.al 10 March 2021
Fedez rrëfen përse rrezikoi skualifikim nga Sanremo

Shumë kohë para pjesëmarrjes së tij në Festivalin e Sanremos, Fedez kishte postuar gabimisht në Instagram një video të provave të këngës së tij.

Ky gabim, siç e dimë, gati i kushtoi skualifikimin nga gara, pasi që çdo këngë e Festivalit, sipas rregullores, duhet të mos publikohet. I ftuar në Radio2, këngëtari tregoi se si ndodhën ato gafa.

“Unë i them Chiara-s: ‘Dashuri, më lër ta bëj këtë gjë. Duhet kohë, sepse duhet të jem shumë i kujdesshëm’. Ajo thotë: ‘Jo, jo, lëviz sepse jemi vonë’. Nuk po them që është faji i Chiara-s. Po tregoj historinë, nuk po them që është faji i Chiara-s. Kështu ndodhi. Unë nuk e vura re ndërsa redaktoja videon, që kisha bashkuar edhe një pjesë të vogël prej gjashtë sekondash, sepse ishte e vogël, kështu që nuk e pashë.

Kështu që, çfarë ndodh? Gruaja ime sheh pjesën e Leos - unë e kisha ndaluar atë dhe nuk e dija se çfarë ishte në fund - dhe ajo më thotë: ‘Sa bukur, vendose si postim’. Kjo ndodhi ndërsa ne po dilnim nga shtëpia. Unë e publikoj atë, ne hyjmë në ashensor, ku nuk kap valë, shoh videon e ngarkuar... Pra, isha në ashensor dhe gjeje se ku po shkonte ashensori? Në garazh, ku prapë nuk kap valë. Një ters i pabesueshëm dhe thashë: ‘Duhej të ndodhte’. Sa dola nga garazhi kaloi një minutë... kaq mjafton. Isha i dëshpëruar, po qaja si i çmendur”, -rrëfeu Fedez.

Të këshilluara

Zayn Malik i revoltuar ndaj çmimeve Grammy

Shumë këngëtarë të njohur janë shprehur kundër çmimeve “Grammy” këtë vit. I fundit që ka reaguar i revoltuar kundër eventit më të madh të muzikës, është Zayn Ma...

10:04

Pas divorcit, Kim K: Ndihem dështake

Kim Kardashian duket të marrë gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj në episode finale të Keeping Up With The Kardashian. Një klip që është shpërndarë sot (e h...

18:15

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI