Flash

A është Orinda Huta në pritje të ëmbël?

Lapsi.al 10 March 2021
A është Orinda Huta në pritje të ëmbël?

Një foto që u bë mjaft virale në rrjetet sociale ka qenë ajo e publikuar nga Orinda Huta dhe bashkëshorti i saj, Turjan Hysko, që ngriti dyshimet e para se mos moderatorja është në një pritje të ëmbël. Moderatorja në këtë foto është shfaqur në ballkonin e shtëpisë me në sfond bardhësinë e borës, ku krahas fotos ajo shkruan: “Shtëpi” dhe “E bekuar”. Në këtë foto çifti shfaqen të përqafuar dhe duke i vendosur duart tek barku i saj, nga ku lindin dyshimet se mos vallë moderatorja është në një pritje të ëmbël? Ky dyshim vjen jo vetëm për mënyrën sesi janë shfaqur në foto, por edhe nga komentet që mikeshat e saj kanë bërë në këtë postim.

Moderatorja e njohur shqiptare, Xhemi Shehu, i ka lënë 3 zemra si koment, që lë vend për dyshime se këto zemrat mund të përfaqësojnë nga një për secilin.

Nga ana tjetër, përgjigjia e Orindës për të dyja mikeshat është e njëjtë, ajo ka zgjedhur t’i përgjigjet secilës me nga gjashtë zemra.

Së fundmi, Huta ka postuar në Instastory një video ku shihet duke pozuar para një pasqyre me qenin e saj. Ajo shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër rozë dhe barku i rrumbullakosur mund të dallohet lehtësisht, pasi siç dihet moderatorja bën stërvitje rregullushit dhe ka një bark të sheshtë.

Detaji tjetër që ndjekësit kanë vënë re është se në postimet e fundit në rrjetet sociale, ajo ka publikuar vetëm foto me rroba të gjëra në mënyrë që të mos e theksojë shtatzaninë.

Të këshilluara

Zayn Malik i revoltuar ndaj çmimeve Grammy

Shumë këngëtarë të njohur janë shprehur kundër çmimeve “Grammy” këtë vit. I fundit që ka reaguar i revoltuar kundër eventit më të madh të muzikës, është Zayn Ma...

10:04

Pas divorcit, Kim K: Ndihem dështake

Kim Kardashian duket të marrë gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj në episode finale të Keeping Up With The Kardashian. Një klip që është shpërndarë sot (e h...

18:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI