Flash

Policia shton kontrollet në lokale, 792 qytetarë të gjobitur në 24 orët e fundit

Lapsi.al 5 March 2021
Policia shton kontrollet në lokale, 792 qytetarë të gjobitur

Kontrolle të shtuara për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese anticovid, në kuadër të ditëve festive 7 dhe 8 Mars, me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19 . Në vijim të punës për përmbushjen e detyrave funksionale për garantimin e rendit dhe sigurisë, strukturat e Policisë së Shtetit kanë ndëshkuar me masë administrative 792 shtetas, për moszbatimin e masave antiCovid.

Pronari i një lokali është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë, që është konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. 5 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur me këmbë, pas orarit të lejuar janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë. Gjithashtu, në qarkun Dibër, është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, një shtetas që ka shkelur rregullat e vetëkarantinimit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI