Fryma e Re Demokratike ka zgjedhur ditën e sotme kryetarin e ri pas dorëheqjes së Bamir Topit. Personi që do të udhëheqë partinë deri në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë Sali Shehu. Shehu u zgjodh sot në krye të FRD-së, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtarë të partisë. Më herët, Sali Shehu mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të FRD-së.
Ndër të tjera, gjatë mbledhjes anëtarët e Asamblesë se FRD-së miratuan politikisht në unanimitet të plotë koalicionin me PD-në, për zgjedhjet e 25 prillit.