Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Greqi/ 2 215 raste të reja me COVID-19 dhe 32 viktima në 24 orët e fundit

Lapsi.al 5 March 2021
Greqi/ 2 215 raste të reja me COVID-19 dhe 32 viktima në 24 orët

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik, EODY konfirmoi sot  se rastet e reja  laboratorike të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e fundit janë 2 215, nga të cilat 15 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 201 677.  Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 71 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2 885 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 32, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 6 664 vdekje.

Numri i pacientëve të trajtuar në  intubim është 451. Që nga fillimi i pandemisë, 1 398 pacientë janë larguar  nga institucionet shëndetësore.

 

 

Pranimi i pacientëve të rinj Covid-19 në spitalet e territorit është 402, ndërkohë që pranimi mesatar shtatë ditësh është 335 pacientë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI