Flash

Rama për gjendjen e spitaleve: Unë jam i pakënaquri më i madh

Lapsi.al 22 February 2021
Rama për gjendjen e spitaleve: Unë jam i pakënaquri më i

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për gjendjen në spitalet shqiptare duke publikuar foto që tregojnë se si ishin ato vite më parë dhe si janë sot.

Rama thekson se ai është i pakënaquri më i madh, por gjendjen e spitaleve dikur me ndryshimin e bërë sot ai e quan si "dita me natën".

“Mos të mërziten ata që s’duan të shikojnë, sepse këto pamje nga infrastruktura e shëndetësisë shqiptare, si ishte deri 7 vjet më parë e si është sot, janë shumë dhe duhen shumë ditë për t’i ekspozuar në funksion të freskimit të kujtesës. Nuk është qëllimi i këtij ekspozimi as për t’u mburrur e as për të kërkuar duartrokitje, sepse ka kaq shumë akoma për të bërë sa unë jam i pakënaquri më i madh me ku jemi! Por ama kush thotë se këtu ku jemi, nuk është si dita me natën me ku ishim deri vetëm 7 vjet më parë, duhet ndihmuar të freskojë kujtesën, që ta kuptojë pa asnjë mundim se jemi në rrugën e duhur dhe duhet vetëm të mos ndalemi.

#SkaKohëPërPushim *Dispanceria, Tiranë”, shkruan Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI