Flash

Lirohet nga qelia shefi i Logjistikës së burgut 313 i arrestuar për korrupsion

Lapsi.al 22 February 2021
Lirohet nga qelia shefi i Logjistikës së burgut 313 i arrestuar

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga qelia shefin e Logjistikës së burgut 313, Florin Ahmetaj, i arrestuar disa muaj më parë për korrupsion.

Më herët e njëjta gjykatë liroi nga burgu edhe ish-drejtorin e burgut Edurat Struga dhe biznesmenin Ervin Kurtulla.

Personat e lartpërmendur akuzohen nga Prokuroria e Posaçme u vunë në pranga pasi akuzohen për korrupsion.

Sipas SPAK-ut, drejtori dhe vartësi i tij i kanë marrë Kurtullës rreth 550 mijë lekë në këmbim të favoreve për ti dhënë leje që të fuste në ambientet e burgut një dyqan. Disa javë më parë SPAK, përfundoi hetimet dhe dërgoi dosjen në gjykatë. Ndërkohë që tre të pandehurit, do të gjykohen në gjendje të lirë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI