Covid-19 i ka marrë jetën një 17-vjecari nga Elbasani. I riu ishte i shtruar prej disa ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nuk dihet ende nëse i riu që ka humbur jetën ka pasur sëmundje shoqëruese apo jo. Vdekja e tij shënon një nga moshat më të reja që prej fillimit të pandemisë. I riu ndodhej prej një jave i intubuar në Infektiv, ndërsa nuk ka detaje nga ana e spitalit për gjendjen e tij të rënduar duke qenë kaq i ri.
Kujtojmë se ditën e djeshme kanë rezultuar pozitivë me koroonavirus 1071 qytetarë ndërsa në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 618 pacientë.