Flash

KQZ merr vendimin për garimin e partisë së Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit

Lapsi.al 15 February 2021
KQZ merr vendimin për garimin e partisë së Tom Doshit në

Partia e Tom Doshit është regjistruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për garën e 25 prillit. Ëngjëll Bejtja është deklaruar si kryetar i kësaj partie dhe jo Tom Doshi.

Ndërkohë, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi shprehet se kërkesa e kësaj partie është në përputhje me ligjin. “Kërkesa për regjistrimin e kësaj partie është në përputhje me Kodin Zgjedhor”, u shpreh Celibashi.

Doshi tentoi ta regjistrojë me emrin e tij partinë, por nuk i është pranuar nga gjykata.

Kujtojmë se ambasadorja amerikane Yuri Kim shkruajti disa ditë më parë se Tom Doshi është në listën e zezë të DASH, duke u shprehur se shqiptarët meritojnë më shumë.

Në një postim të dytë, Kim shtoi se Edi Rama e kishte siguruar se ai nuk do të ketë rol në qeverinë që do të formojë pas zgjedhjeve.

“Në fakt, kryeministri më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri që Rama do të formojë”, do të shkruante Yuri Kim në Twitter.

Partitë duhet që të dorëzojnë lista të plota kandidatësh në mbarë vendin. Në rast se një parti, nuk ja del, qoftë edhe në një qark të vetëm të mos plotësojë kandidatët, ajo skualifikohet

Ndërkaq, partitë duhet të dorëzojnë marrëveshjet për koalicionet deri në 24 shkurt. Gjithashtu, koalicionet duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve të përbashkët deri në 7 mars.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI