Flash

Zgjedhjet në Kosovë/ Numri i votuesve deri më tani

Lapsi.al 14 February 2021
Zgjedhjet në Kosovë/ Numri i votuesve deri më tani

Teksa sot votohet për qeverinë e re në Kosovë, pjesëmarrja në votime deri më tani është 8.3%. Ky informacion është bërë i ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në një përditësim të procesit, kreu i KQZ-së, Valdete Daka ka bërë me dije se deri më tani kanë votuar 145 mijë e 650 qytetarë, nga 1 milion e 794 mijë e 862 votues. “Deri në ora 11:00 kanë votuar 8.3 % të votuesve, apo 145 mijë e 650 votues. Procesi po vijon normalisht, nuk ka raportime për incidente”, ka thënë ajo.

Këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku në garën zgjedhore janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Ndërkohë, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 1 mijë e 52 kandidatë.

Të këshilluara

Kosova voton sot, hapen qendrat e votimeve

Prej orës 07:00 të mëngjesit ka nisur procesi i votimit në Kosovë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në këtë garë zgjedhore janë regjistruar 21 parti pol...

08:27

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI