Flash

Basha bllokohet rrugës për në Shkodër: Qeveria dështoi, nuk ndihmoi dot qytetarët

Lapsi.al 13 February 2021
Basha bllokohet rrugës për në Shkodër: Qeveria dështoi,

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bllokuar në rrugë gjatë udhëtimit të tij për në Shkodër, gjatë një lidhje direkte telefonike me News 24 tha se situata në rrugë është e rëndë.

"Prej disa orësh jam i bllokuar në rrugë dhe situata paraqitet e vështirë. Situata zgjidhet duke marrë masat paraprake.

Reshjet e dëborës dhe ngricat priteshin prej ditësh dhe duhet të ishin marrë masat", - tha Basha.

Sipas kreut të PD, gjatë rrugës për Lezhë dhe Shkodër nuk janë parë borëpastruese.

"Ambulanca dhe automjete private të bllokuara rrugës, pa ndihmë. Qytetarët e bllokuar anembanë Shqipërisë, të braktisur. Qeveria ka dështuar turpshëm për t'ju qëndruar pranë banorëve", - deklaroi Basha ndërsa gjendej i bllokuar rrugës për në Shkodër.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI