Flash

Pornostarja Stormy Daniels për seksin me Donald Trump: Më i keqi në jetë

Lapsi.al 9 February 2021
Pornostarja Stormy Daniels për seksin me Donald Trump: Më i keqi

Pornostarja Stormy Daniels ka zbuluar se seksi me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, kishte të bënte me 90 sekondat më të këqija të jetës së saj. Daniel ka pohuar se kishte një lidhje me të midis viteve 2006 dhe 2007. Gjithashtu tha se ajo kishte nënshkruar një marrëveshje mos-zbulimi me ish-avokatin e Trump, Michael Cohen. Daniels dhe Trump kishin lidhje rreth kohës kur gruaja e tij Melania lindi djalin e tyre Barron Trump.

Ish-avokati i Trump, Cohen, i cili është kthyer në një kritikues ndaj Trump, tani po mbështet historinë e Daniels. Sipas një raporti të AP, Daniels i tha Cohen:

"Ai ishte zhveshur me të brendshme dhe ishte ulur në buzë të krevatit, me një pamje tmerrësisht shqetësuese. Unë i shkova pranë dhe ai u ngrit nga shtrati dhe më tha 'Ky është shansi yt."

Avokati Cohen i kërkoi falje Daniels për vuajtjet e saj, si dhe për shumën e vendosur 130.000$ që ajo mos të fliste për lidhjen.

Cohen, i cili kishte kaluar kohë në burg për keqpërdorimin e fondeve të fushatës së Trump, duke përfshirë edhe çeshtjen me Stormy Daniels, po vuan pjesën e mbetur të burgut në arrest shtëpie.

Të këshilluara

Ariana Grande sërish në rekorder Guinness

Ariana Grande është një nga emrat më të sukseshëm të muzikës në dekadën e fundit. Në pak kohë ajo arriti të ndërtonte një karrierë mjaft të suksesshme dhe të re...

09:18

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI