Flash

Ariana Grande sërish në rekorder Guinness

Lapsi.al 9 February 2021
Ariana Grande sërish në rekorder Guinness

Ariana Grande është një nga emrat më të sukseshëm të muzikës në dekadën e fundit. Në pak kohë ajo arriti të ndërtonte një karrierë mjaft të suksesshme dhe të renditej si një ndër artistet më të mira. Ajo vazhdon të thyejë rekorde dhe së fundmi ka fituar titullin e 20-të në rekordet Guinness.

Vlerësimi më i ri për artisten është “debutimi i shumicës prej këngëve të saj në Nr.1 në Billboard Hot 100” me pesë këngë të renditura në kryer të listës botërore.

“Ajo që bëri të fitojë edhe një rekord të ri është si e vetmja artiste që e ka arritur këtë në histori. Triumfet e saj vijnë pas hapave mbresëlënës që ka bërë në industrinë e muzikës, të filluar qysh në adoleshencë”, thuhet në një njoftim.

Ariana ka fituar dhe disa tituj të tjerë shumë të rëndësishëm në Rekordet Botërore të Guinness si: Artistja femër më e dëgjuar në Spotify brenda një jave, Artistja femër më e ndjekur në Spotify, Artistja femër me më shumë subscribers në YouTube, Artistja me albumin më të dëgjuar brenda një jave në ShBA etj.

Në 30 tetor të vitit të shkuar, Ariana Grande publikoi albumin e ri, Positions, i cili u rendit në vendin e parë në Billboard dhe qëndroi në të njëjtën renditje deri në 7 nëntor 2020.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI