Në kushte të pazakonta pandemie, mori jetë edhe këtë vit show i jashtëzakonshëm i Super Bowl LV 2021. Për të shmangur pamjen e trishtë të një stadiumi të zbrazët, përpos 25 mijë tifozëve të pranishëm, përfshirë 7,500 punonjës të vaksinuar të kujdesit shëndetësor, vendet bosh u mbushën nga plot 30,000 postera kartoni, me portrete të njerëzve të thjeshtë si dhe VIP-ave. Kështu, nuk mungoi, Billie Eilish, DJ Khaled, Lady Gaga.
Një vëmendje të madhe mediatike mori performaca e 30-vjeçarit, The Weeknd, i cili u shoqërua nga balerinët e tij, fytyrat e të cilëve ishin të mbuluara përgjatë këngës “I Can’t Feel My Face”. Në një pronocim për “Variety”, artisti sqaroi se fashimi i portretit reflekton kulturën absurde të njerëzve të famshëm të Hollivudit dhe njerëzve që manipulojnë veten për arsye sipërfaqësore.
