Flash

Salma Hayek: Si e mposhta frikën ndaj gjarpërinjve për hir të rolit

Lapsi.al 9 February 2021
Salma Hayek: Si e mposhta frikën ndaj gjarpërinjve për hir

Filmi “Dusk Till Dawn” pa dyshim nuk do mund të imagjinohej pa pjesëmarrjen e Salma Hayek. Por a e dini se ajo ka qenë shumë pranë humbjes së rolit të saj vetëm për shkak të fobisë nga gjërërinjtë?

Aktorja ka rrëfyer në një intervistë të dhënë se fundmi për “E! News” se ajo do e kishte humbur rolin nëse nuk do të kishte tejkaluar frikën e saj më të madhe. Ajo ka rrëfyer se për shkak të frikës nga gjarpërinjtë, kishte refuzuar asokohe të kërcente në film me një gjarpër të verdhë në krahë.

“Nuk ishte e shkruar në skenar. Unë pranova të luaja në filim dhe më vonë, Robert Rodriguez dhe Quentin Tarantino vendosën që kërcimin duhej ta bëja me gjarprin në krahë”, ka rrëfyer aktorja.

Ajo ka shtuar se pasi refuzoi ta bënte këtë gjë, regjisori dhe skenaristi u bënë gati që ta zëvendësonin me dike tjetër. “Ata më thanë, ‘Ok atehërë, do të zgjedhim një tjetër aktore që e pranon këtë pjesë’”, ka shtuar Hayek. Por në vend që ta linte rolin, aktorja vendosi të tejkalonte frikën e saj, për shkak se i duheshin paratë që do të merrte.

Hayek ka treguar se ajo bëri disa kërkime që e ndihmuan të mposhte frikën e saj.

“Në disa kultura, gjarpri prezantonte, unë fillova të bëja kërkime, fuqinë tënde të brendshme. Dhe unë i bëra lavazh trurit tim, se nëse do e bëja atë gjë atëherë do të kërceja me fuqinë time të brendshme”, ka thënë Salma.

https://youtu.be/JbB5qc12Uqs

Të këshilluara

Ariana Grande sërish në rekorder Guinness

Ariana Grande është një nga emrat më të sukseshëm të muzikës në dekadën e fundit. Në pak kohë ajo arriti të ndërtonte një karrierë mjaft të suksesshme dhe të re...

09:18

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI