Flash

Sekuestrohen 820 kilogram kafe kontrabandë në Doganën e Shkodrës

Lapsi.al 8 February 2021
Sekuestrohen 820 kilogram kafe kontrabandë në Doganën e

Një sasi kafeje kontrabandë është sekuestruar në Doganën e Shkodrës. Një mjet nga Dogana e Vlorës u paraqit në Shkodër dhe rezultoi se kishte sasi kafeje me diferencë në shifër krahasuar me deklaratën doganore.

820 kg rezultoi e padeklaruar,  me detyrim doganor të munguar 214 mijë e 730 lekë ndërkohë penaliteti shkoi në 644 mijë e 190 lekë.

Nga ana tjetër një tjetër kundravajtje administrative u konstatua, pasi në deklaratën transit nuk ishin deklaruar mallra me peshë 1 mijë e 56 kg, dhe u penalizua 3-fish për këtë.

"Strukturat e Administratës  Doganore, Dega Shkodër,  sekuestruan  një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara nga një subjekt privat.

Gjatë verifikimit të  kontrollit fizik rezultoi një sasi prej 820 kg kafe e padeklaruar, me një detyrim doganor të munguar 214 730 lekë, dhe me penalitet në shumën prej 644.190 lekë.

Gjithashtu u konstatua edhe një kundravajtje administrative, ku në deklaratën transit të bërë nga subjekti nuk ishin deklaruar mallra të ndryshëm me peshë 1056 kg, ku u penalizua me shumën 3-fish të detyrimit doganor, i cili kap vlerën prej 868.020 lekë", njofton dogana.

Të këshilluara

Shkrumbohet nga flakët një makinë në Fier

Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Fier. Policia njofton se në vendin e quajtur “Mbrostar” Fier, në ecje e sipër ka marrë flakë automj...

11:20

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI