Flash

Manastirliu: Rritja e rasteve të reja mund të lidhet me variantet e COVID-19 që kanë hyrë në Shqipëri

Lapsi.al 8 February 2021
Manastirliu: Rritja e rasteve të reja mund të lidhet me variantet e

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi në konferencën me gazetarët, ku në fokus ishte Shëndetësia, se ka sinjale nga laboratorët tanë për ardhjen e varianteve të reja të Covid në Shqipëri. Po sipas saj, edhe rritja e rasteve me Covid dyshohet se lidhet me variantet e reja të COVID.

“Vërehet se në javët e fundit ka një trend të lartë të rasteve të konfirmuara me Covid-19. Rritja e rasteve mund të lidhet edhe me variantet e reja të Covid. Sinjalet kanë ardhur nga laboratorët tanë për variante të reja”,- tha ajo.

Sipas Manastirliut, incidenca 2 javore është 459 raste për 1 mijë banorë.

“Spitalet janë të zëna në masën 70%, pra kemi kapacitete, nuk janë të mbingarkuara. Esencial mbete zbatimi i masave. Alert i shtuar mbetet zbatim i protokolleve te sigurisë nepër biznese, institucione.

 

 

Javët e para të këtij viti kemi një incidencë të shtuar dhe lidhet me grupmoshat e të rinjve. Mosha mesatare e të prekurve është 47.8 vjeç. Prandaj duhet të rrisim vigjilencën”, tha Manastirliu.

Të këshilluara

Shkrumbohet nga flakët një makinë në Fier

Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Fier. Policia njofton se në vendin e quajtur “Mbrostar” Fier, në ecje e sipër ka marrë flakë automj...

11:20

Parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje të pakta në territor, por rrebeshe në veri dhe juglindje do të nisin këtë javë në vendin tonë. Orët nga mesdita deri vonë pasdite, sjellin ...

07:51

Digjet makina e 20-vjeçares në Vlorë

Një makinë është gjetur e djegur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Policia njofton se është djegur pjesërisht mjeti tip “Smart”, në pronësi të shtetases S. B., 20 vje...

07:33

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI