Flash

Sanremo 2021, publikohen datat dhe rregullorja e këtij viti

Lapsi.al 6 February 2021
Sanremo 2021, publikohen datat dhe rregullorja e këtij viti

Ndonëse ka pasur ditët e fundit disa ide për organizimin e Sanremos së këtij viti, mes të cilave edhe ajo për ta zhvendosur eventin nga Teatri Ariston ku jemi mësuar ta shohim çdo vit, tashmë gjithçka është vendosur.

Festivali historik i këngës në Itali, Sanremo, do të oganizohet në sallën e Teatrit Ariston nga datat 2 deri më 6 mars. Njoftimi është konfirmuar së fundi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë, i cili miratoi organizimin e një prej eventeve më të rëndësishme muzikore në Itali.

Por gjithçka do të organizohet duke respektuar me rigorozitet protokollin anti Covid. Ekspertët kanë publikuar edhe protokollin e masave që duhet të ndiqen gjatë organizimit të spektaklit, i cili, natyrisht, do të ndiqet pa spektatorë.

Komiteti Teknik ka kërkuar edhe të tjera masa të rrepta e kufizime, në mënyrë që të ulet sa më shumë mundësia e infektimit të pjesëmarrësve.

Sipas mediave italiane, prezantuesi Amadeus, pas një përpjekjeje të parë për të pasur në sallë një publik të moderuar, duket se është dorëzuar e ka pranuar rregullat dhe protokollin e vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë.

Të këshilluara

Jo më filtra për produktet e bukurisë

Autoriteti i Standardeve të Reklamimit (ASA) ka vendosur zyrtarisht që influencueset në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të lejohen të përdorin filtra në asnjë post...

19:02

Gafa e Charlie D'Amelio që konfuzoi rrjetin

Ndodh që edhe njerëz shumë të suksesshëm në rrjete sociale si Charli D'Amelio, të bëjnë gafa gati-gati qesharake. Ylli i Tik-Tok ka fshirë një status në Twitter...

16:36

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI