Flash

Gigi Hadid tregon përse nuk zbulon identitetin e vajzës

Lapsi.al 5 February 2021
Gigi Hadid tregon përse nuk zbulon identitetin e vajzës

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në shtator të vitit të shkuar. Çifti i famshëm u bekuan me një vajzë, e cila erdhi në jetë në fermën e familjes Hadid. Së fundmi Gigi ka dhënë një intervistë të gjatë për “Vogue” ku ka rrëfyer si shkoi lindja për të dhe gjithçka që nuk kemi ditur deri më sot.

Gigi ka treguar se në procesin e lindjes ka qenë e pranishme nëna e saj, motra, një mami dhe një asistente. Ajo e ka përshkruar këtë eksperiencë si një çmenduri e vërtetë dhe ka shpjeguar me detaje se si erdhi në jetë e vogla.

“Një moment po mendoja se lindja me epidural do të ishte më e thjeshtë. Por mamia më pa dhe më tha: ‘Ti po ja del. Asgjë nuk do të të ndihmojë, kështu që duhet të shtysh njësoj si në një shtrat spitali”, rrëfeu Gigi. Modelja tregoi se procesi i lindjes ishte q i dhimbsëhm sa nuk e kishte ndjerë fare lindjen e së voglës.

Ndërkohë për muaj të tërë ajo e mbajti të fshehtë emrin e vajzës, ndërsa portretin e saj nuk e ka zbuluar ende. Gigi ka treguar se ajo ka marrë disa këshilla të vlefshme nga mikesha e saj, Blake Lively, dhe se është frymëzuar shumë nga mënyra se si ajo ka rritur tre fëmijët me Ryan Reynolds.

“Unë kam miq që janë figura publike dhe kështu kanë vepruar dhe unë shikoj se fëmijët e tyre rriten në një mënyrë tjetër”, ka thënë Gigi.

Të këshilluara

Gafa e Charlie D'Amelio që konfuzoi rrjetin

Ndodh që edhe njerëz shumë të suksesshëm në rrjete sociale si Charli D'Amelio, të bëjnë gafa gati-gati qesharake. Ylli i Tik-Tok ka fshirë një status në Twitter...

16:36

Ndërpriten xhirimet e “Fantastic Beasts 3”

Së fundmi është bërë e ditur se xhirimet e pjesës së tretë të filmit “Fantastic Beasts” janë ndalur pasi një “anëtar i ekipit” doli pozitiv me Covid-19. Film...

13:20

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI