Flash

Enca flet për thashethemet që kanë qarkulluar kohët e fundit për të

Lapsi.al 5 February 2021
Enca flet për thashethemet që kanë qarkulluar kohët e fundit

Enca ka bërë një lojë të shkurtër sot me ndjekësit e saj në Instagram. Të gjithë ata mund t’i tregonin ndonjë thashethem që kishin dëgjuar për të dhe Enca do ju përgjigjej nëse është e vërtetë apo jo.

Dikush nga fansat e ka pyetur nëse është lezbike, sepse thashethemet lart e poshtë të paktën kështu thonë.

“Nuk është e vërtetë. Ndonjëherë shpresoj shumë të isha, sepse meshkujt ta shpifin. Por nëse do të isha, ju të gjithë e dini se unë jam e hapur dhe e sinqertë mjaftueshëm që të isha e para për ta pranuar. Shumë dashuri për komunitetin”, është përgjigjur Enca.

Ndërsa një tjetër e ka pyetur nëse ka kryer ndonjëherë operacione plastike.

“E gabuar. E gjitha nëna natyrë”, ka thënë ajo.

Ndërsa një tjetër e ka pyetur nëse është në lidhje me një reper shqiptar, sepse kështu ka dëgjuar të thonë zërat.

“E gabuar. Kjo do të ishte e bukur, nëse je adoleshente. Vajzat e rritura meritojnë burra të rritur. Unë kam miq reperë, që janë djem shumë të mirë, por nuk mendoj se marrëdhëniet me reperë janë të shëndetshme”, është përgjigjur këngëtarja.

Gjithashtu ajo ka treguar se nuk e konsumon mishin, përveç atij të pulës, nuk pi shumë alkool dhe se nuk pi as duhan.

Të këshilluara

Ndërpriten xhirimet e “Fantastic Beasts 3”

Së fundmi është bërë e ditur se xhirimet e pjesës së tretë të filmit “Fantastic Beasts” janë ndalur pasi një “anëtar i ekipit” doli pozitiv me Covid-19. Film...

13:20

'Brit Awards 2021' shtyhet për në maj

Së fundmi është zbuluar se mbrëmja  muzikore e ndarjes së çmimeve në Mbretërinë e Bashkuar, Brit Awards, nuk do të zhvillohet këtë muaj. Për shkak të pandemi...

10:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI