Flash

'Brit Awards 2021' shtyhet për në maj

Lapsi.al 5 February 2021
'Brit Awards 2021' shtyhet për në maj

Së fundmi është zbuluar se mbrëmja  muzikore e ndarjes së çmimeve në Mbretërinë e Bashkuar, Brit Awards, nuk do të zhvillohet këtë muaj.

Për shkak të pandemisë, ndarja e çmimeve Brits është shtyrë për të martën e 11 majit dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në ITV.“Ne e kemi marrë këtë vendim pasi jemi konsultuar me industrinë e muzikës dhe partnerët e shfaqjes Mastercard, ITV dhe AEG. Së bashku me shumë konsiderata sigurie dhe logjistike të organizimit të një ceremonie të madhe çmimesh në shkurt për ata që organizojnë ngjarjen si dhe të ftuarit, ne besojmë se kjo lëvizje do t’u japë një mundësi më të drejtë të gjithë artistëve, si dhe sigurimin e një përzierje të madhe mes super yjeve vendas dhe atyre globalë që marrin pjesë çdo vit dhe interpretojnë në shfaqje.Ne duam të sigurohemi që Brits jep nivelet e jashtëzakonshme të prodhimit, performancat e super yjeve dhe ekzaltimin e drejtpërdrejtë që e bëjnë atë natën më të madhe në muzikë.", u shorehën organizatorët.

Të këshilluara

Kim K dhe Kanye ndërpresin komunikimin

Kim Kardashian është duke vazhduar me një person më pak në jetën e saj. Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ende nuk ka bërë kërkese për divorc nga bash...

18:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI