Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Të gjithë të habitur për nominimin e Emily in Paris në Golden Globe, madje dhe skenaristja

Lapsi.al 4 February 2021
Të gjithë të habitur për nominimin e Emily in Paris në

Kur nominimet e edicionit të 78 të Golden Globes u bënë publike, njerëzit prisnin shumë gjëra, përveçse të shihnin “Emily in Paris” të nominuar jo një, por dy herë dhe në kategori të rëndësishme.

Prodhimi i Netflix u nominua për “Serialin më të mirë komedi” ndërkohë që njerëzit në Twitter shkruajnë se askush nuk qeshi ndërsa aktorja Lily Collins u nominua për “Aktoren më të mirë”

Të habitur janë edhe njerëzit që realisht e kanë pëlqyer dhe shijuar serialin. Duket se nominimin nuk e ka pritur kurrsesi as Deborah Copaken, e cila është një nga njerëzit që kanë shkruar historinë. Në një artikull, ku rrëfen për habinë teksa mori vesh lajmin, ajo thotë se “patjetër që është e ngazëllyer”, por nga ana tjetër është edhe e zhgënjyer. Sipas saj, “I May Destroy You” duhet të ishte nominuar patjetër.

“’I May Destroy You’ nuk është shfaqja e preferuar e 2020, është e preferuara ime e të gjitha kohërave. Bazohet te një çështje e komplikuar si përdhunimi – unë jam vetë një e mbijetuar e sulmit seksual – dhe mbushet me humor, patos dhe një histori të ndërtuar aq mirë, sa më duhej ta shihja dy herë për ta kuptuar si arriti krijuesja Michaela Coel ta bënte.”

A do të fitojë ndonjë "Emily in Paris" në Golden Globes? Ndoshta. A do të zhgënjehen njerëzit? Patjetër, por ç'të bësh - c'est la vie.

Të këshilluara

Rita Ora ndahet nga i dashuri, shkak Covid-19

Këngëtarja Rita Ora është ndarë së fundmi  nga i dashuri i saj. Sipas mediave të huaja Rita dhe regjisori greko-francez Romain Gavras kanë kërkuar kohë për l...

16:03

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI