Flash

Lajmet e tradhëtisë së Alex nuk kanë ndikuar fare tek Jennifer Lopez

Lapsi.al 4 February 2021
Lajmet e tradhëtisë së Alex nuk kanë ndikuar fare tek

Partneri i Jennifer Lopez, Alex Rodriguez, po përflitet së fundmi për tradhti ndaj partneres së tij me Madison LeCroy, pjesë e një reality-show.

Në epidosin e fundit të show-t, LeCroy u akuzuar nga disa pjesëmarrës të tjerë se ka fjetur me ish-anëtarë të martuar të Major League Baseball , e sipas burimeve, një person i mundshëm është pikërisht Rodriguez.

E gjitha kjo solli reagimin e Madison-it, e cila shprehet se ata të dy kanë komunikuar përmes celularit, por asnjëherë nuk ka patur kontakt fizik mes tyre.

“Alex asnjëherë nuk e ka takuar atë”, shprehet një person i afërt me sportistin, për “People”.

Nga ana tjetër, në një intervistë për “Page Six”, LeCroy thotë se ka biseduar përmes celularit me Alex-in, në telefonata që ajo i cilëson “të pafajshme”, por kurrë nuk janë takuar dhe kurrë nuk ka patur diçka fizike.

“Është thjesht një i njohur”, shtoi ajo.

Po kështu, sqaroi se Rodriguez në asnjë moment nuk e ka tradhtuar të fejuarën e tij me të. Të paktën fizikisht jo!

Por, ç’po ndodh me Alex dhe J.Lo në një kohë kur rrjeti zien nga lajmi i tradhtisë?

Dyshja është parë duke darkuar bashkë dhe s’mundën t’i shpëtonin syrit të paparacëve. Ata dukeshin tepër të qetë dhe komunikimi mes tyre la të kuptohej se lajmet për tradhtinë s’i kishin prishur punë aspak.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI