Flash

Gafa e Charlie D'Amelio që konfuzoi rrjetin

Lapsi.al 5 February 2021
Gafa e Charlie D'Amelio që konfuzoi rrjetin

Ndodh që edhe njerëz shumë të suksesshëm në rrjete sociale si Charli D'Amelio, të bëjnë gafa gati-gati qesharake. Ylli i Tik-Tok ka fshirë një status në Twitter ku falenderonte njerëzit për mirësinë që kishin treguar ndaj saj, duke përdorur hashtagun #HereForCharli, pasi mësoi se në fakt nuk i dedikohej asaj!

#HereForCharli ishte një nismë e krijuar nga fansat e këngëtares britanike, Charli XCX pas dedikimit që kjo e fundit bëri për mikeshën dhe bashkëpunëtoren e ndjerë Sophie. Sophie u nda nga jeta në moshën 34-vjeçare pas një aksidenti të papritur në Athinë.

D'Amelio tha se e kishte parë hashtagun dhe se ishte mirënjohëse për gjithë mbështetjen që iu ofrua, por në fakt duket se as nuk e ka klikuar siç duhet togfjalëshin #HereForCharli.

"Jeni kaq të mirë me mua! S'e keni idenë se sa shumë ngrohtësi i japin zemrës sime fjalët tuaja dhe sa me fat jam që ju kam krah meje."- shkruan 16-vjeçarja pa e ditur se njerëzit s'e kishin me të .

Sidoqoftë, kjo s'është hera e parë që Charli përfshihet në të tilla situata në rrjete sociale. Në dhjetor të 2020-ës, ajo foli për kërcënimet me vdekje që mori pas "publikimit" të një fotoje nudo.

Të këshilluara

Ndërpriten xhirimet e “Fantastic Beasts 3”

Së fundmi është bërë e ditur se xhirimet e pjesës së tretë të filmit “Fantastic Beasts” janë ndalur pasi një “anëtar i ekipit” doli pozitiv me Covid-19. Film...

13:20

'Brit Awards 2021' shtyhet për në maj

Së fundmi është zbuluar se mbrëmja  muzikore e ndarjes së çmimeve në Mbretërinë e Bashkuar, Brit Awards, nuk do të zhvillohet këtë muaj. Për shkak të pandemi...

10:58

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI