Flash

Arrestohet personi që përndiqte prej kohësh Luana Vjollcën

Lapsi.al 6 February 2021
Arrestohet personi që përndiqte prej kohësh Luana Vjollcën

“Kam frikë si për veten, ashtu edhe për familjarët e mi”, do të deklaronte në polici, më datë një të këtij muaji, moderatorja Luana Vjollca, teksa kallëzonte Ajdin Morinën, një 29-vjeçar i cili e përndiqte prej muajsh. Vjollca do të shprehej më tej se personi në fjalë po e pengonte ta jetonte normalisht jetën dhe se për shkak të pasigurisë dhe ankthit të shkaktuar prej tij, ishte detyruar të punësonte një truprojë.

Që prej shkurtit të vitit të shkuar, i riu do ta ndiqte autoren dhe moderatoren e “Shiko kush LUAN” kudo, në punë dhe madje edhe në rezidencën ku ajo banon. Në kallëzimet e saj, të siguruara nga “Panorama” tregohet se si Morina, i arrestuar tre ditë më parë i dërgonte vazhdimisht email-e, ku i fundit ishte vërtet shqetësues për të. Krahas një fotografie të apartamentit ku Luana banon, 29-vjeçari shkruante:

“Për 30 minuta jam aty…”, duke i kërkuar një takim së bashku.

“Ti do të jesh e imja. Do jesh me mua me zor”- do të ishte një tjetër email i të prangosurit. Më 29 maj të vitit të shkuar, në kallëzimin e parë penal, Vjollca thotë se ndihej e frikësuar dhe herë pas here shkonte në banesën e mamasë.

“Po ky shtetas ka ardhur edhe disa herë të tjera te televizioni “Top Channel”, datat nuk i kam fiksuar, por nga ana e personelit të sigurisë nuk është lejuar të futet brenda. Edhe në këto raste ai ka kërkuar të takohet me mua. Këto mesazhe që ky shtetas më ka dërguar në adresën e e-mail-eve, si edhe ardhja në kompleksin e banimit, kërkesat e vazhdueshme për takim, më kanë bërë të ndryshoj mënyrën e jetës. Më kanë bërë të frikësohem për jetën duke mos u ndjerë e sigurt, duke më shkaktuar një gjendje ankthi dhe frike, pasi ky shtetas po më ndjek në mënyrë të përsëritur. Për këtë gjë kam marrë një roje personale dhe herë pas here shkoj në banesën e mamasë”.

Të këshilluara

Jo më filtra për produktet e bukurisë

Autoriteti i Standardeve të Reklamimit (ASA) ka vendosur zyrtarisht që influencueset në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të lejohen të përdorin filtra në asnjë post...

19:02

Gafa e Charlie D'Amelio që konfuzoi rrjetin

Ndodh që edhe njerëz shumë të suksesshëm në rrjete sociale si Charli D'Amelio, të bëjnë gafa gati-gati qesharake. Ylli i Tik-Tok ka fshirë një status në Twitter...

16:36

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI