Flash

Tabaku: Do të ulim tatim fitimin ndaj bizneseve të mëdha, më shumë mundësi për investim

Lapsi.al 31 January 2021
Tabaku: Do të ulim tatim fitimin ndaj bizneseve të mëdha, më

Jorida Tabaku u takua me biznese të ndryshme në Tiranë për t’i njohur me programin e PD për të rritur ekonominë, përmes uljes së taksave, pullës fiskale që mban larg tatimorët dhe rritjes së konsumit.

Pati ankesa nga bizneset, të cilat u shprehën se situata është shumë keq, njerëzit blejnë shumë pak për shkak edhe të dëmeve ekonomike që u ka shkaktuar pandemia.

“Prezantimi i pullës fiskale tek çdo biznes i vogël që paguan taksa, bën të mundur që biznesit të mos i bien në qafë tatimorët dhe pastaj pjesën tjetër e bën taksa” – tha Jorida Tabaku gjatë takimit me bizneset

 

Tabaku prezantoi edhe përfitimet që do të ketë biznesi i madh.

“Për biznesin e madh nga 15% ne 9% tatim fitimin. Kjo te jep me shume mundësi qe te investosh. Sigurimet shoqërore, kontributet e punëdhënësit dhe punëmarrësit 9% me 9%; takse e sheshtë edhe këtu. Çmimi i energjisë elektrike sidomos për prodhuesit ulet me 20%. Rritja e çmimit te karburantit ka rritur kostot e prodhimit. Janë të gjitha zinxhir. Pra, fiton ti, fiton Shqipëria, fitojnë të gjithë shqiptarët.  Ju jeni baza e ekonomisë. Me 25 prill te bëjmë ndryshimin e madh”- shpjegoi Tabaku.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI