Flash

Zbulohet një datë publikimi për këngën e Morenës dhe Fero

Lapsi.al 29 January 2021
Zbulohet një datë publikimi për këngën e Morenës

Në dhjetor Fero u rikthye sërish në Instagram pas një mungese të gjatë. E para që nxitoi t’i uronte rikthimin reperit ishte Morena Taraku.

“Mirë se u riktheve vëlla”, i komentoi këngëtarja reperit. Ky koment tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe më pas u zbulua se nuk ishte fare i rastësishëm. U tha se Morena dhe Fero do të sillnin një bashkëpunim me njëri-tjetrin, por nuk u dha asnjë detaj më tepër. Ndërkohë këtë gjë e kanë konfirmuar edhe vetë këngëtarët në rrjete sociale. Ata kanë publikuar në Instagram foto në të cilat shfaqen të veshur “matchy-matchy”. Morena shihet e veshur me një kostum në ngjyrë portokalli e po ashtu edhe Fero. Projekti i tyre po vjen dhe madje e ka tashmë edhe një datë publikimi! Kënga do të publikohet më 7 shkurt, por ende nuk kemi asnjë titull për këngën e re të cilën fansat mezi po e presin. Mesa duket, dyshja ka vendosur t’i mbajë kuriozë fansat deri në momentin e fundit! Ndërkohë, sot Fero lançoi një tjetër bashkëpunim me djemtë e “Shaolin Gang”, Dj Blunt dhe Real 1.

Kënga e tyre titullohet “Qysh tek”.

Kujtojmë se Fero paralajmëroi më herët edhe një bashkëpunim tjetër. Ai ndau me ndjekësit një foto në Instagram, duke i informuar se po sjell një këngë me reperin E7. Ndërkohë disa javë më parë u raportua se Genta Ismaili dhe reperi Fero po sjellin një duet dhe nuk dimë ç’të presim nga ky kombinim. Ata kanë realizuar edhe klipin e këngës dhe është thjesht çështje kohe që bashkëpunimi i tyre të publikohet.

Të këshilluara

Ardian Bujupi prezanton këngën e re

Ardian Bujupi ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor. “Nichts fur immer” mban titullin kënga e tij e re, e cila vjen në gjuhën gjermane,...

14:44

Donald dhe Melania Trump shumë larg divorcit

Përveç humbjes së zgjedhjeve, dukej se Trump po humbte edhe në jetën private. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se bashkëshortja e tij Melania është gati pë...

08:56

Ndahet nga jeta aktorja hollywoodiane

Cloris Leachman, ylli i skenës dhe ekranit, ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare. Një përfaqësues për aktoren fituese të ‘Oscar’ dhe ‘Emmy’ konfirmoi për Fo...

17:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI