Flash

Çfarë do të ndodh në finalen e Keeping Up With The Kardashian

Lapsi.al 29 January 2021
Çfarë do të ndodh në finalen e Keeping Up With The

Sezoni i 20 do të shënojë dhe sezonin e fundit të “Keeping Up With the Kardashians”.

Familja Kardashian-Jenner njoftoi më 8 shtator të vitit që lamë pas se seriali do të kthehet për sezonin 19 të enjten, 17 shtator dhe do pasohet nga sezoni i fundit (i 20) në vitin 2021.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Grazia”, Kim Kardashian ka deklaruar se kjo ishte një dëshirë e përbashkët e gjithë familjes.

Kontrata është nënshkruar nga Kris Jenner, Kourtney Kardashian, Kim Kardashian, Khloe Kardashian, Rob Kardashian, Kendall Jenner, Kylie Jenner dhe Scott Disick.

Kim është shprehur se ajo ishte gati për një pushim pas 14 vitesh xhirim pa ndalim. “Kjo ishte një ëndërr për të gjithë ne. Asnjëherë nuk e kishim imagjinuar se do të arrinim sezonin e dytë. Tani jemi në të 20-tin. Ndonjëherë kemi nevojë për pushim. Është shumë e thjeshtë”, është shprehur Kim.

Ndërkohë, në llogarinë e saj në Instagram, Kim ka ndarë videon promo të sezonit të fundit të serialit, ku tregon gjithçka që do të ndodhë.

“Është koha të bëjmë një fëmijë tjetër”-dëgjohet t’i thotë Khloe partnerit të saj Tristanit, duke nisur aludimet për një shtatzëni.

Gjithashtu, Rob Kardashian rikthehet dhe shihet duke qeshur në një skenë pranë Corey Gamble.

“Ata janë bërë për njëri-tjetrin”- shprehet Kendall në një skenë ku Kourtney dhe Scott shihen së bashku duke fjetur, duke lënë dyshime për një ribashkim.

Kim falenderon stafin mes lotësh, ndërsa Kris Jenner shfaqet e prekur në fund të videos teksa thotë: “A bëmë zgjedhjen e duhur që po largohemi?”.

Rikujtojmë se sezoni final i “Keeping Up With The Kardashians” do të transmetohet më 18 mars.

Të këshilluara

Donald dhe Melania Trump shumë larg divorcit

Përveç humbjes së zgjedhjeve, dukej se Trump po humbte edhe në jetën private. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se bashkëshortja e tij Melania është gati pë...

08:56

Ndahet nga jeta aktorja hollywoodiane

Cloris Leachman, ylli i skenës dhe ekranit, ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare. Një përfaqësues për aktoren fituese të ‘Oscar’ dhe ‘Emmy’ konfirmoi për Fo...

17:27

Brenda ditëlindjes së Georgina Rodriguez

Ditën e djeshme, Georgina Rodriguez do të festonte 27-vjetorin e lindjes. Nën praninë e partnerit, Cristiano Ronaldo, fëmijëve dhe buqetave të panumërta të lule...

15:18

Halsey bën publike shtatëzaninë e saj

Këngëtarja amerikane Halsey, befasoi të gjithë ditën e djeshme (e mërkurë) në një njoftim të bërë për shtatzëninë. Fansat u tallën me fotografitë e papritura...

14:52

Demi Moore e transformuar nga operacionet

Çelja e sfilatës Couture të Fendi-t në Paris, për Pranverë-Verën e 2021-shit rezervoi një surprizë; shfaqjen në pasarelë të yllit Demi Moore. Portreti i aktores...

12:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI