Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Cristiano Ronaldo në hetim nga policia italian, dyshohet se theu rregullat anti-Covid

Lapsi.al 29 January 2021
Cristiano Ronaldo në hetim nga policia italian, dyshohet se theu rregullat

Cristiano Ronaldo po hetohet nga policia italiane për shkak të një udhëtimi që mendohet se e bëri për të festuar ditëlindjen e të dashurës së tij, Georgina Rodriguez. Ai akuzohet për thyerje të rregullave anti-Covid, duke udhëtuar midis rajoneve të Piemontes dhe Valle d'Aostas.

Pamjet e fshira tani, të postuara në mediat sociale, treguan se çifti ishte në një makinë dëbore në një vendpushim malor, të njëjtën ditë që Georgina Rodriguez mbushi 27 vjeç.

Ndërkohë Italia po përballet me qindra vdekje dhe mijëra infeksione çdo ditë dhe masat anti-Covid janë ende në fuqi. Policia e Valle d'Aostas tha se po hetonin çiftin për udhëtimin në vendpushimin e skive Courmayeur.

Sipas rregullave aktuale në Itali, udhëtimi midis "zonave portokalli" të Covid është i ndaluar, përveçse nëse kryhet për arsye pune ose për të udhëtuar në një shtëpi të dytë.

Raportimet në mediat italiane pretendojnë se dyshja udhëtoi të martën dhe qëndroi gjatë natës në një hotel turistik përpara se të kthehej në Turin. Rodriguez më vonë ndau një postim me 23 milionë ndjekësit e saj, ku ata festonin në shtëpi me familjen e tyre.

Nëse vërtetohet shkelja e rregullave, çifti mund të përballet me një gjobë.

Polemikat vijnë muaj pasi Ronaldo u infektua edhe vetë me Covid-19. Në atë kohë ai u kritikua nga ministri italian i sportit për udhëtimin në Portugali pak para se të dilte pozitiv. Vincenzo Spadafora e etiketoi Ronaldon "arrogant" dhe "mosrespektues", dhe e akuzoi atë për shkelje të protokollit Covid-19. Ndërsa futbollisti mohoi të ketë thyer rregullat.

Të këshilluara

Donald dhe Melania Trump shumë larg divorcit

Përveç humbjes së zgjedhjeve, dukej se Trump po humbte edhe në jetën private. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se bashkëshortja e tij Melania është gati pë...

08:56

Ndahet nga jeta aktorja hollywoodiane

Cloris Leachman, ylli i skenës dhe ekranit, ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare. Një përfaqësues për aktoren fituese të ‘Oscar’ dhe ‘Emmy’ konfirmoi për Fo...

17:27

Brenda ditëlindjes së Georgina Rodriguez

Ditën e djeshme, Georgina Rodriguez do të festonte 27-vjetorin e lindjes. Nën praninë e partnerit, Cristiano Ronaldo, fëmijëve dhe buqetave të panumërta të lule...

15:18

Halsey bën publike shtatëzaninë e saj

Këngëtarja amerikane Halsey, befasoi të gjithë ditën e djeshme (e mërkurë) në një njoftim të bërë për shtatzëninë. Fansat u tallën me fotografitë e papritura...

14:52

Demi Moore e transformuar nga operacionet

Çelja e sfilatës Couture të Fendi-t në Paris, për Pranverë-Verën e 2021-shit rezervoi një surprizë; shfaqjen në pasarelë të yllit Demi Moore. Portreti i aktores...

12:41

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI