Flash

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shkodrës

Lapsi.al 14 January 2021
Ndryshime në kupolën e Policisë së Shkodrës

Ndryshime në Policinë Vendore të Shkodrës.

Zëvendës drejtori i policisë vendore të Shkodrës Lorenc Meta nuk do të jetë më në këtë post. Aty u emërua Kujtim Gjoka.

Drejtuesit e lartë të policisë kanë vendosur që Lorenc Metën ta transferojnë në drejtorinë e përgjithshme në pozicion tjetër si specialist. Lorenc Meta shërbeu për një periudhë të gjatë në Shkodër si numri dy i policisë por tashmë do të duhet që të mbajë një post tjetër.Burime pranë policisë bëjnë me dije se ky transferim i Lorenc Metës lidhet edhe me një sërë ngjarjes të ndodhura kohët e fundit në Shkodër.

Ndërkohë në vend të tij drejtuesit e policisë si zëvendës drejtor të policisë vendore të Shkodrës kanë emëruar Kujtim Gjokën i cili më përpara ka qenë në policinë vendore të Lezhës dhe tashmë është emëruar si drejtues i lartë në policinë e Shkodrës. Pak kohë më parë ka pasur ndryshime edhe për komisariatin e policisë teksa është larguar si shef komisariati Ilir Dedja duke emëruar në atë pozicion Paulin Çupin.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI