Flash

Vaksinohet Papa Françesku, merr dozën e parë të Pfizer/BioNTech

Lapsi.al 13 January 2021
Vaksinohet Papa Françesku, merr dozën e parë të

Papa Françesku ka marrë dozën e parë të vaksinës anti Covid. Nga Vatikani nuk ka një konfirmim zyrtar, por mediat ialiane kanë arritur ta zbulojnë këtë fakt përmes revistës America, e cila drejtohet nga jezuitë amerikane të cilët janë shumë të afërt me Atin e Shenjtë. Vaksinat e Pfizer/BioNTech kanë mbërritur tashmë në Vatikan dhe fushata e imunizimit nisi në Aula Paolo VI. Do të vaksinohen si qytetarët e Vatikanit, që janë gati 600, ashtu dhe rreth 5 mijë punonjës bashkë me të afërmit e tyre. Për të ruajtur vaksinat, janë blerë frigoriferë të posaçëm për temperature tejet të ulëta.

Prioriteti, sipas autoriteteve përgjegjëse të Shëndetësisë, “ do të jetë të vaksinohen më së pari personeli i sigurisë dhe ai sanitar, të moshuarit dhe anëtarët e punonjësit që kanë kontakte më të shpeshta me publikun”. Vetë Papa e kishte përmendur këtë gjë pak ditë më parë.

“Besoj se është etike që vaksinën ta marrin të gjithë, sepse nuk është në lojë vetëm shëndeti yt dhe jeta jote, por edhe ajo e të tjerëve. Nuk e kuptoj përse disa thonë se vaksina është e rrezikshme, kur janë vetë mjekët ata që ta ofrojnë”, u shpreh kreu i Kishës Katolike.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI