Flash

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

Ish-këshilltari i DASH: Serbisë duhet t'i jepet ultimatum për Kosovën

Lapsi.al 13 January 2021
Ish-këshilltari i DASH: Serbisë duhet t'i jepet ultimatum

David Phillips, ish-këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan i Shtetit(DASH) dhe njohësi i mirë i Ballkanit, në një intervistë për RTV Dukagjinin ka thënë se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë po zvarritet. Sipas tij, duhet të ketë një agjendë të qartë për dialogun dhe se vendet duhet të përqendrohet te njohja e Kosovës, kjo ishte e vetmja zgjidhje e mosmarrëveshjeve.

“Duhet të kemi një agjendë të qartë për dialogun. Qartësia ka munguar në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. A po negociojnë palët për njohje të ndërsjellë? A po flasin për aranzhime tjera si pjesë e një strategjie për zbutje të konfliktit? Pikëpamja ime personale është se dialogu duhet të përqendrohet te njohja e Kosovës nga Serbia si vend sovran brenda kufijve aktual. Kjo është mënyra e vetme për një marrëveshje të qëndrueshme dhe paqësore”, deklaroi Philips.

Gjithashtu, sipas Philips Perëndimi duhet t’i jep ultimatum Serbisë, ose të pranojë marrëveshjen ose ta lërë fare, pasi sipas tij marrëveshja e 4 shtatorit në Uashington nuk solli asgjë.

"Duhet të formulohen kushtet për një marrëveshje përfundimtare dhe ato t’i paraqiten zotit Vuçiq dhe palës serbe. Perëndimi duhet t’i ofrojë një marrëveshje Serbisë dhe kjo të jetë si një punë e kryer: merre ose leje këtë marrëveshje. Ky proces është duke zgjatur shumë. Palët duhet të përqendrohen për një marrëveshje përfundimtare që do të jetë e detyrueshme. Nuk është e vështirë të parashikosh çfarë do të sheh marrëveshja, natyrisht se është e vështirë të mendosh se Kisha Ortodokse serbe të pranojë Pavarësinë e Kosovës por nuk ka zgjedhje tjetër.

Ndryshe Serbia do të duhej të përjashtohej nga integrimi në institucionet euro-atlantike dhe do të mbetej një shtet problematik. Është koha që të lëvizet para dhe të ketë njohje të ndërsjellë që të lëvizet përpara. Marrëveshja vërtet do të arrihej nëse SHBA dhe BE do të punonin ngushtë së bashku. “Marrëveshja e 4 shtatorit ishte thjesht një deklaratë politike të nënshkruara nga ekipet e Avdullah Hotit dhe Vuqiçit. Nënshkrimet e tyre nuk u shfaqën në të njëjtën letër. Historike mund të konsiderohet vetëm vendimi që Izraeli ta njeh Kosovën,”-ka thënë ai.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI