Flash

Trump: Qesharake përpjekjet e demokratëve për të më shkarkuar

Lapsi.al 13 January 2021
Trump: Qesharake përpjekjet e demokratëve për të më

Presidenti amerikan Donald Trump tha se përpjekja e ligjvënësve demokratë për të ngritur akuza për shkarkim në ditët e fundit të presidencës së tij është "absolutisht qesharake". Duke folur para gazetarëve për herë të parë që kur mijëra mbështetës të tij sulmuan Kapitolin të mërkurën e kaluar, Trump hodhi poshtë çdo pretendim se ai ishte përgjegjës për kaosin që la të vdekur 5 njerëz.

Trump u kishte kërkuar mijëra mbështetësve të tij në një tubim pranë Shtëpisë së Bardhë për të "luftuar" kundër përpjekjes së ligjvënësve për të certifikuar rezultatin e zgjedhjeve në të cilat ai humbi ndaj rivalit demokrat Joe Biden. Por presidenti tha të martën se, "kjo është analizuar dhe njerëzit menduan se ajo që thashë ishte plotësisht e përshtatshme".

Disa orë pasi policia rivendosi rendin në Kapitol, ligjvënësit certifikuan votimin e Kolegjit Zgjedhor që nxori demokratin Joe Biden fitues të zgjedhjeve të 3 nëntorit. Trump i bëri komentet ndërsa po nisej drejt kufirit jugperëndimor me Meksikën për të inspektuar murin që ai ka ndërtuar për të penguar imigracionin e paligjshëm, të cilin ai e konsideron si një nga arritjet e tij kryesore si president.

Trump tha se përpjekja për të ngritur akuza ndaj tij është një "vazhdim i gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e politikës". Me të njëjtat fjalë ai i ka përshkruar edhe hetimet e mëparshme ndaj tij për pretendimet se Rusia e ndihmoi të fitonte zgjedhjet e vitit 2016 dhe miratimin nga Dhoma e Përfaqësuesve të akuzave për shkarkimin e tij në vitin 2019 pasi ai kërkoi ndihmën e Ukrainës për të zbuluar informacione komprometuese për zotin Biden përpara zgjedhjeve të nëntorit. Senati e liroi atë nga akuza shkurtin e kaluar.

Presidenti Trump tha se ai nuk dëshiron më dhunë ndërsa zoti Biden përgatitet të marrë detyrën por tha se përpjekja e Dhomës së Përfaqësuesve të kontrolluar nga demokratët për të ngritur akuza ndaj tij "po shkakton zemërim të jashtëzakonshëm". Joe Biden do të inaugurohet pas 8 ditësh si Presidenti i 46-të i vendit, duke i dhënë fund mandatit 4-vjeçar të zotit Trump.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI