Flash

Italia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e COVID-19

Lapsi.al 13 January 2021
Italia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e COVID-19

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza njoftoi sot vullnetin e qeverisë për të rihapur muzetë në zonat e vendit më pak të prekura nga epidemia e COVID-19, por gjithashtu dhe të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 30 prill.

“Muzetë, vende simbolike të kulturës së vendit do të rihapen në zonat e verdha”, deklaroi ministri para deputetëve duke ilustruar masat e reja të luftës kundër epidemisë së COVID-19 që ka shkaktuar rreth 80 000 të vdekur në Itali.

Këto masa do të hyjnë në fuqi duke nisur nga 16 janari.

Njëzet rajone të Italisë janë aktualisht të ndara në tre tipe zonash, të verdha, portokalli dhe të kuqe, në funksion të gravitetit të situatës epidemiologjike lokale dhe çdo javë situata është rishikuar nga një komitet shkencor.

Speranza njoftoi gjithashtu vullnetin e qeverisë për të zgjatur deri më 30 prill gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e epidemisë.

Të këshilluara

Navalny planifikon të kthehet në Rusi

Kritiku i hapur i Kremlinit, Aleksei Navalny, i cili është aktualisht në Gjermani, shkroi në Twitter se ai planifikon të kthehet në Rusi më 17 janar.  Naval...

11:27

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI