Flash

Ministri gjerman i shëndetësisë: Nuk do të shfuqizohen të gjitha kufizimet në shkurt

Lapsi.al 13 January 2021
Ministri gjerman i shëndetësisë: Nuk do të shfuqizohen

Gjermania nuk do të jetë në gjendje të heqë të gjitha masat që synojnë të frenojnë përhapjen e koronavirusit në fillim të shkurtit, tha ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn.

 “Një gjë është e qartë: nuk do të jetë e mundur të shfuqizohen të gjitha kufizimet më 1 shkurt”, i tha Spahn radios Deutschlandfunk të mërkurën, duke shtuar se do të duheshin edhe dy ose tre muaj për të arritur efektet e fushatës së vaksinimit.

Revista Bild raportoi të martën se kancelarja, Angela Merkel, kishte thënë në një takim të ligjvënësve se masat aktuale të izolimit mund të zgjasin deri në fillim të prillit.

Kabineti gjerman do të takohet të mërkurën për të miratuar kontrolle më të rrepta për njerëzit që hyjnë në Gjermani.

Sipas rregullave të reja, udhëtarëve nga vendet me numër të lartë të të infektuarve, apo nga ato ku po qarkullon një variant i ri i koronavirusit, do t’u kërkohet të bëjnë një test të koronavirusit.

Instituti gjerman për sëmundjet Infektive, Robert Koch (RKI) raportoi të mërkurën për 19.600 raste të reja të të infektuarve me koronavirus./REL

Të këshilluara

Navalny planifikon të kthehet në Rusi

Kritiku i hapur i Kremlinit, Aleksei Navalny, i cili është aktualisht në Gjermani, shkroi në Twitter se ai planifikon të kthehet në Rusi më 17 janar.  Naval...

11:27

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI