Një i ri i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është vënë në pranga me finalizimin e një operacioni të drejtorisë Vendore të Policisë në Shkodër dhe Interpol Tirana. Pas lokalizimit, forcat e posaçme “Shqiponja” kanë arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 23-vjeçarin B. Th. I riu u kap në afërsi të lagjes “Vojo Kushi”, Shkodër.