Përmbytjet në vend kanë sjellë disa dëmtime. Një prej tyre është shembja e rrugës që lidh Kashnjetin me Lezhën.
Aksi rrugor, i gjendur në territor malor, e bën të pamundur lidhjen e një zone të madhe me qytetin, shkruan Balkanweb.
Siç shihet edhe në pamje, rruga është ndarë në dysh, ndërsa autoritetet kane ndaluar qarkullimin. Ende nuk dihet si do bëhet zgjidhja për momentin, pasi zona e izoluar është një territor i madh.

