Flash

Kryemadhi në Paskuqan: Gjendja e 70% të shqiptarëve është më e keqe se 4 vite më parë

Lapsi.al 9 January 2021
Kryemadhi në Paskuqan: Gjendja e 70% të shqiptarëve

Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte në Njësinë nr.11, Paskuqan ku është takuar me disa banorë, si dhe ka prezantuar drejtuesin e fushatës elektorale në këtë zonë.

Kryemadhi u shpreh se shumica e shqiptarëve, rreth 70% e tyre janë më keq seç kanë qenë 4 vite më parë për sa i përket ekonomisë dhe financave në familjet e tyre.

" Unë isha në Paskuqan dhe sapo erdhëm. Kishte shumë trafik, rrugët ishin të pamundura për t’u kaluar dhe të përmbytura dhe ajo që të bënte përshtypje ishtë zymtësia dhe mungesa e shumë gjërave të cilat janë të domosdoshme. Sot e kam filluar ditën që në mëngjes, që nga njësia 3 në takime me banorët, por do e vazhdojmë edhe më tutje. Tani e kishim lënë një takim me doktor Besnikun, që të bëjmë një prezantim të tiji, ku do të drejtojë fushatën elektorale në këtë zonë, por edhe do të hartojë së bashku me ju një plan pune jo vetëm për zhvillimin e kësaj zone, por edhe të shumë gjërave të tjera, që kanë të bëjnë sidomos me angazhimin e të rinjve dhe të rejave, sidomos me punësimin e mirëpaguar, ashtu sikurse me zhvillimin dhe krijimin e hapësiarve për qytetarët.

Në fakt nuk ka nevojë tua kujtojmë ne qytetarëve, se qytetarët gati 70% e tyre janë më keq seç kanë qenë 4 vite më parë për sa i përket ekonomisë dhe financave në familjet e tyre. Dhe ajo që të bën më shumë përshtypje është që nuk merret asnjë lloj mase apo tentative nga qeveria për t’i krijuar. Ne jemi të fokusuar më shumë tek të rinjtë dhe të rejat. Unë si grua dua për gratë dhe për vajzat, por kjo nuk do të thotë se jam feministe, edhe pse jam mes dy burrave, por kemi prapë shumë vajza. E kemi kaluar pak ne gratë, kemi vajtur mbi 51 më duket, por nuk është ky problemi, ne jemi të gjithë të barabartë. Unë do të dëshiroja që imuniteti ynë të mos ishte thjesht në aspektin shëndetësor, por edhe ndaj qeverive të këqija, të cilat për hir të së vërtetës kanë krijuar një hapësirë shumë të vogël për zhvillimin e ekonomisë", u shpreh Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43