Qarku i Shkodrës duket se është zona e më e prekur për momentin nga reshjet e dendura të shiut. Oboti i njësisë Administrative Ana e Malit është i izoluar krejtësisht. Niveli i ujit në Obot ka arritur 60 cm dhe është i pamundur kalimi.
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/01/WhatsApp-Video-2021-01-08-at-13.53.44-1.mp4"][/video]
Kryebashkiakja Voltana Ademi kërkoi në mëngjes ndihmën e ushtrisë për të sjellë mjetet e duhura për transport. Pas apelit të kryebashkiakes, në zonë janë parë edhe mjetet e para të Forcave të Armatosura. Në orën 11:00 u raportuan mbi 1800 ha tokë nën ujë.
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/01/WhatsApp-Video-2021-01-08-at-13.53.43-1-1.mp4"][/video]