Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, segmenti rrugor Sarandë – Borsh është bërë i pakalueshëm për mjetet e tonazhit të rëndë.
Edhe pse rruga është e re, ajo ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Sarandës, bëjnë me dije se për këtë është njoftuar edhe ARRSH dhe firma e mirëmbajtjes së kësaj rruge.