Flash

Greqia reagon për vizitën e Ramës në Turqi

Lapsi.al 7 January 2021
Greqia reagon për vizitën e Ramës në Turqi

Zv/ministri i Jashtëm i Greqisë, Miltiadhis Varviciotis, ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Turqi, ku u prit në një ceremoni zyrtare nga Presidenti Recep Tayip Erdogan, i cili e cilësoi Shqipërinë vend simotër të Turqisë.

“Në lidhje me vizitën Rama në Turqi rezultatet që ne nxorëm nga ky takim janë se u kufizua në çështjet ekonomike dhe marrëveshje ekonomike mes dy vendeve, duke shmangur çdo deklaratë politike, që mund të karakterizonin dhe një bashkëpunim ushtarak strategjik nën kuadrin e NATO-s”, tha zv.ministri Varviciotis.

Duke u ndaluar te raportet mes dy vendeve, zv.ministri grek u shpreh se “ndodhemi në një fazë me vullnet bashkëpunimi të ndërsjellë, kemi bashkëpunim në çështjet për zgjerimin europian dhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në Europë. Në këtë kuadër kemi hapur një diskutim të gjerë dhe në BE për hapat që duhet të hidhen nga pala shqiptare para se të arrijmë në takimin e parë ndërqeveritar. Referohem në reformat që duhen bërë në procedurat e censit, të drejtat e minoriteteve etnike, regjistrimi i pasurisë së palëvizshme, që prek dhe minoritarët. Këto kritere përfshihen tashmë dhe në axhendën europiane, jemi duke i ndjekur nga afër”.

Më tej, numri dy i diplomacisë greke komentoi dhe çështjen e kufirit detar mes dy vendeve, e cila do të marrë zgjidhje nga gjykata ndërkombëtare e Hagës.

“Çështja e dytë që kemi me Shqipërinë është përcaktimi i ZEE, siç dihet do të realizohet përmes Gjykatës Ndërkombëtare. Të dy palët jemi në fazën e përpunimit të dosjes me pozicionet përkatëse që do paraqesim në Hagë. Siç e dini, në Shqipëri ka reagime të fuqishme të brendshme në lidhje me zhvillimet e fundit me zgjerimin e Jonit me 12 milje, nga Greqia, madje deklarata janë bërë edhe nga presidenti i vendit, Ilir Meta dhe nga opozita, ndërsa qeveria e Ramës ka deklaruar hapur se është e drejta e Greqisë, që nuk cënon aspak të drejtat e Shqipërisë dhe nuk është e nevojshme klima e nënshtrimit që duan të ushqejnë zërat kundër.

 

 

Ky është kuadri i marrëdhënieve aktuale me Shqipërinë. Ka hapa të vështirë në aspektin teknik, këtu është vështirësia. Nuk kemi çështja pompoze, për deklarata apo foto karakteristika të hapave madhorë në marrëdhëniet tona, por ka shumë detaje teknike, për të thënë më në fund se kalojmë në fazën tjetër”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43