Gjendet e mbytur në breg të liqenit të Shkodrës një 80-vjeçare.
Nga të dhënat e para të policisë mësohet se e moshuara vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe se ishte larguar nga banesa që më 29 dhjetor të vitit 2020.
"Më datë 07.01.2021, rreth orës 11:50, në fshatin Dobraç, Shkodër, në breg të liqenit të Shkodrës është gjetur e mbytur shtetasja F. K., 80 vjeçe, banuese në fshatin Dobraç, Shkodër, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor. Kjo shtetase ishte larguar nga banesa që më datë 29.12.2020.
Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje", njofton policia.