Flash

Përmbytjet në Shkodër/ Kryebashkiakja Ademi: Ka dëme të mëdha në bujqësi

Lapsi.al 8 January 2021
Përmbytjet në Shkodër/ Kryebashkiakja Ademi: Ka dëme të

Disa zona të qarkut të Shkodrës janë përmbytur si pasojë e reshjeve të shumta të shiut gjatë natës. Kryebashkiakja në detyrë Voltana Ademi ishte në Obot, një ndër zonat më problematike, nga ku u shpreh se situata është përkeqësuar.

Rruga e Obotit është e pakalueshme aktualisht, ndërsa pak më parë ka mbërritur një mjet i ushtrisë për të bërë transportin. Sipas Ademit, në Shkodër ka dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore, ku nën ujë janë rreth 1600 ha tokë. Sipas saj deri më tani nuk ka nevojë për evakuime.

“Situata nga mbrëmë deri sot është përkeqësuar. Deri në këtë orë kemi 1600 ha tokë të përmbytur. Hidrometri në Urrelë dhe Dajç shënon 6 metër mbi nivelin e detit duke u rritur 20 cm nga mëngjesi deri tani. bëhet fjalë për probleme në Obot. Këtu jemi në Obot. Kemi probleme Obligë, Muriqan,  në Reç, kemi probleme në Anën e Malit, edhe në Gurin e Zi. Rruga e Obotit është e pakalueshme. Ka 60 cm lartësi të ujit mbi ujë. Kemi komunikuar me forcat e ushtrisë. Ata sot në mëngjes, para gjysmë ore u soll një mjet për të bërë kalimin e të gjithë atyre që kanë nevojë për aksesin. Në Obot kemi hequr mbrëmë pompat e ujit për shkak të prezencës së ujit të ujësjellës. Shpresoj shumë që të mos kemi probleme. Ka një rritje që më shqetëson. Që do të thotë edhe për përmbytje të tokave të mbjella. Bëhet fjalë për një dëm të konsiderueshëm. Kam një komunikim nga kesh Aoër 2700 metër kub prurje në kaskadë. Ky informacion duhet të konfirmohet në mënyrë zyrtare. Nuk kemi probleme deri më tani në liqenin e Shkodrës. Në këto momente nuk kemi nevojë për evakuimin,nevojën e kemi vetëm për transport. Këtu duhet të marrim një përgjegjësi që na takon të gjithëve, nëse ka nevojë për evakuim, kemi 200 shtretër të gatshëm. Në Dajç nuk ka energji. Do të verifikojmë të gjitha”, tha Ademi.

Të këshilluara

Meta dekreton 5 ligje për zgjedhjet

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme pesë ligje të marrëveshjes politike të 5 qershorit 2020, që lidhen me mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore. Në ...

11:37

Parashikimi i motit

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë mbetet gjatë gjithë ditës në ndikimin e kushteve të motit të paqëndrueshëm, duke diktuar vranësira të dendura dhe reshje mesatare. Her...

07:15

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43