Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Gazeta Kathemerini: Përse erdhi Rama në Athinë pas Ankarasë

Lapsi.al 8 January 2021
Gazeta Kathemerini: Përse erdhi Rama në Athinë pas Ankarasë

Procesi i apelimit të Athinës dhe Tiranës në Hagë për caktimin e zonave detare është përparësia kryesore greke në marrëdhëniet me Shqipërinë dhe kjo lidhet me një diskutim më të gjerë që ka të bëjë gjithashtu me perspektivën evropiane të vendit fqinj. Prandaj, vizita e sotme private e Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe takimi i tij me homologun grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Nikos Dendias lidhen drejtpërdrejt me këtë debat që vijon. Si nga pala greke ashtu edhe nga ajo shqiptare, takimi është mbajtur larg vëmendjes së medias, gati në një nivel joformal. Veçanërisht është interesant si fakt që Z. Rama po viziton Athinën një ditë pas takimit të tij me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili e priti atë mjaft mirë në Ankara.

Para se të nisej për në Ankara, z. Rama pati një bisedë telefonike me z. Dendias (5 janar), për çështje dypalëshe, por edhe për zhvillimet rajonale. Z. Rama dhe Z. Dendias ishin takuar më parë, gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm Grek në Tiranë, ku u ra dakord që çështja për zonat detare të referohej në Hagë. Një veprim i tillë pritej të pasohej nga një nënshkrim i një marrëveshjeje mes të dy palëve, diçka që nuk është bërë deri më tani.

Një aspekt i rëndësishëm i turneut të z. Rama në të dy kryeqytetet më të rëndësishme të rajonit lidhet me periudhën parazgjedhore, duke i vendosur këto takime në funksion të zgjedhjeve parlamentare të planifikuara në datën 25 prill. Ka tashmë një polarizim të fortë brenda Shqipërisë dhe çështja e një marrëveshje të mundshme me Greqinë mbi zonat detare po provokon një konfrontim midis Partisë Socialiste në pushtet dhe Partisë Demokratike, e cila është opozita zyrtare konservatore. Brenda Shqipërisë, megjithatë, ka një konvergjencë të fortë shoqërore për rrugën e pranimit të vendit në BE, e cila është ndërpartiake.

Në takimin e sotëm me Z. Mitsotakis, Kryeministri shqiptar pritet të diskutojë çështjen e shpërndarjes së vaksinave të BE-së me vendet e rajonit që janë ende jashtë Bashkimit Europian. Greqia ka një vend në këtë mekanizëm bashkëpunimi dhe ka në dorë promovimin e kuotës që do të vendoset për vendet fqinje, kryesisht Ballkanin Perëndimor.

Të këshilluara

Meta dekreton 5 ligje për zgjedhjet

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme pesë ligje të marrëveshjes politike të 5 qershorit 2020, që lidhen me mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore. Në ...

11:37

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43