Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Tregoi çfarë ndodhte në Wuhan, dënohet me 4 vite burg blogerja kineze

Lapsi.al 28 December 2020
Tregoi çfarë ndodhte në Wuhan, dënohet me 4 vite burg

Zhang Zhan, një ish-avokate e kthyer në një gazetare të lirë u dënua me 4 vjet burg për mbulimin drejtpërdrejt të krizës Covid-19 nga Wuhan. Dënimi i gjykatës së Shangait, i cili erdhi pas një seance të shkurtër e fajësoi blogeren për "publikimin e debateve dhe shkaktimin e problemeve" në raportimin e ngjarjeve fillestare të pandemisë kur me shpërthimin e virusit në qytet, flitej për një "pneumoni misterioze".

Raportimet e 37-vjeçares Zhang, e cila është arrestuar që nga maji, u shpërndanë në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e autoriteteve. Akuzat kundër saj, siç raporton BBC janë ngritur për "informacione të rreme" të shpërndara përmes Twitter, YouTube dhe WeChat, në lidhje me pandeminë dhe për dhënien e "intervistave në media të huaja".

Kontrolli i rrjedhës së informacionit gjatë krizës Covid-19 ishte thelbësor për autoritetet lokale që përcaktonin narrativën e ngjarjeve në favor të tyre, pavarësisht nga pasiguritë fillestare, denoncimi i të cilave solli pasoja serioze.

Ajo është në kushte shqetësuese shëndetësore për shkak të grevës së urisë që filloi në qershor dhe që çoi në ushqyerjen me forcë përmes një tubi nëpërmjet hundës. Dënimi u maturua disa javë pas mbërritjes së ekipit ndërkombëtar të ekspertëve të OBSH-së në Kinë për të hetuar origjinën e Covid-19.

Zhang ishte kritike ndaj përgjigjes së Wuhan, duke shkruar në shkurt se qeveria "nuk u siguroi njerëzve informacion të mjaftueshëm, kështu që thjesht bllokoi qytetin. Kjo është një shkelje e madhe e të drejtave të njeriut". Zhang ishte e para që doli në gjyq mes 4 gazetarëve të lirë, Chen Qiushi, Fang Bin dhe Li Zehua të arrestuar nga autoritetet në fillim të këtij viti për mbulimin e ngjarjeve në Wuhan. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI