Flash

Negociatat për detin, Basha: Rama fsheh dështimin dhe mashtron shqiptarët

Lapsi.al 28 December 2020
Negociatat për detin, Basha: Rama fsheh dështimin dhe mashtron

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur lidhur me çështjen e kufirit detar me Greqinë. Basha e konsideroi si dështimin më të madh të kryeministrit Edi Rama në fushën e politikës së jashtme, ndërsa shtoi se Partia Demokratike i ka drejtuar disa pyetje por nuk ka marrë ende asnjë përgjigje.

“Marrëveshja e 2009 ka rënë dhe Partia Demokratike i qëndron vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Këtë e kam bërë të ditur edhe gjatë takimit me ministrin e jashtëm grek kur ai ishte në Tiranë. Në atë kohë nuk ishte shpallur distancë prej 12 miljesh, ishim akoma në kushtet e distancës prej 6 miljeve. Partia Demokratike i përmbahet pikëpamjes që gjatë kohës së vazhdimi të negociatave nuk mund të ketë një ndryshim të njëanshëm nga njëra palë të kushteve të negociatave.

Sigurisht këtu përgjegjësia kryesore këtu është e Edi Ramës. Ky është dështimi dhe mashtrimi i radhës në fushën diplomatike. A nuk ishte ky që na tha para disa vitesh që ishte afër një marrëveshje me Greqinë. Ju të gjithë e dini, shqiptarët e mbajnë mend takimet e shumta që bënin me ministrat e jashtëm me kryeministrat sa në Tiranë sa në Korçë, sa në Athinë a kudo tjetër, jemi afër marrëveshjes, jemi afër marrëveshjes. Çfarë ndodhi? Çfarë ndodhi, nga jemi afër marrëveshjes tek ndryshimi kushteve tashmë me shpalljen e Greqisë të 12 miljeve.

Prandaj për këtë arsye i kemi drejtuar këto pyetje qeverisë të cilat kanë rënë në vesh të shurdhër. Ky edhe një herë po e përsëris është mashtrimi dhe dështimi i radhës në rrafshin diplomatik pas dështimit katastrofik dhe gënjeshtrave për hapjen e negociatave” – tha Basha në një intervistë për Syri Tv. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI