Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

SHBA dhe BE përshendesin ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, por "harrojnë" si u anashkalua ligji

Lapsi.al 28 December 2020
SHBA dhe BE përshendesin ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, por

Kanë qenë të menjëhershme reagimet e SHBA dhe BE pas emërimit të Sonila Bejtes si anëtare e 7-të e Gjykatës Kushtetuese. Ambasadorja amerikane në Tiranë Juri Kim tha se tashmë duhet punuar që të plotësohen edhe vendet e tjera vakante.

“Faleminderit Presidentit Ilir Meta për dekretimin këtë mbrëmje të gjyqtarit të 7-të të Gjykatës Kushtetuese. Duke vepruar së bashku me urgjencë - në përgjigje të drejtpërdrejtë të opinionit të Komisionit të Venecias, kushteve të BE-së dhe kërkesave popullit shqiptar, Presidenca, Parlamenti & KED bënë funksionale Gjykatën Kushtetuese përpara datës 31 dhjetor.

Presidentit, parlamentit dhe KED u takon merita për arritjen e kuorumit me 1 më shumë, por nuk mund të ketë pushim derisa të plotësohen të 9 vendet. Puna duhet të vazhdojë edhe në vitin e ri. Ne i nxisim kandidatët e kualifikuar t'i përgjigjen thirrjes së detyrës në mënyrë që populli shqiptar të ketë drejtësi të vërtetë, siç i shkon përshtat vendit aleat të NATO-s dhe aspirant në BE” – shkroi Kim në Twitter.

Edhe ambasadori i Bashkimit Europian tha se ky vendim përforcon funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese.

"Sot presidenti Ilir Meta ka dekretuar Sonila Bejten si anëtaren e 7-të të Gjykatës Kushtetuese. Përgëzoj presidentin Ilir Meta. Ky vendim përforcon funksionalitetin e Gjykatës", - shkruan Soreca.

Ajo që diplomatët “harrojnë” është se vendet e fundit vakante u plotësuan duke shkelur ligjin pasi ai përcakton që çdo vend vakant duhet të ketë 3 kandidatë gjë që nuk ndodhi dhe në shumicën e rasteve ishin 1 kandidat i vetëm për 1 post pa mundesi zgjedhje për Presidentin apo Parlamentin. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: 

Analiza/Yuri Kim shpall “lajm të madh” provën e dështimit të reformës në drejtësi

Emrat e gjykatësve/ Kush i kontrollon balancat në Gjykatën Kushtetuese

 

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI