Flash

Rusia i ofron Shqipërisë vaksinën e saj anti-covid

Lapsi.al 28 December 2020
Rusia i ofron Shqipërisë vaksinën e saj anti-covid

Rusia thotë se mund të furnizojë Shqipërinë me vaksinën e saj kundër koronavirusit, Sputnik–V.

“Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj "Sputnik-V" edhe në Shqipëri. Vaksinimi me "Sputnik-V" tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliardë doza të preparatit”, - ka shkruar ambasada ruse në Shqipëri.

Diplomatët rusë e kanë ndërlidhur këtë ofertë me një postim të drejtorit të zyrës për Komunikim me Publikun, në Qeverinë e Shqipërisë, Endri Fuga, në të cilin ai e quan lajm të mrekullueshëm fillimin e shpërndarjes së vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer BioNtech, në vendet e Bashkimit Evropian.

Në atë postim Fuga thotë se “e gjithë popullata e vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të krahasohet me atë të një vendi anëtar të BE-së”, duke shtuar se në pandemi BE-ja mund të jetë e sigurt nëse janë edhe fqinjët e saj.

Rusia e ka miratuar vaksinën Sputnik V më 11 gusht, duke e bërë atë vaksinën e parë të koronavirusit që fiton miratimin zyrtar. “Sputnik-V” është licencuar për përdorim në Rusi, pas dy muajsh prova në njerëz. Ekspertët thonë se provat ishin shumë të pakta për të dëshmuar efektivitet dhe siguri.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe një sërë vendesh tjera kanë miratuar vaksinën kundë koronavirusit të kompanive Pfizer dhe BioNtech dhe kanë filluar vaksinimin e të moshuarve dhe punonjësve shëndetësorë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI